Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

BORDI PËR ANKESA

KPM
Bordi për Ankesa është trup i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit sa i përket:

  • dhënies, refuzimit, mosripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese;
  • vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
  • shqiptimit të sanksioneve; dhe
  • çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në aktet nënligjore.

Bordi i Ankesave mund të mbështes, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

Bordi për Ankesa përbëhet prej tre (3) anëtarëve të cilët emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nga radhët e anëtarëve të Bordit për Ankesa, Kuvendi zgjedh Kryetarin. Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat tre (3) vjeçar.

Bordi për Ankesa përbëhet:
  • Daut Krasniqi, Kryetar i Bordit për Ankesa, si dhe
  • Albion Kelmendi, Anëtar i Bordit për Ankesa
  • Sylejman Klinaku, Anëtar i Bordit për Ankesa

 BA 2013/01 RREGULLORJA E PUNËS SË BORDIT PËR ANKESA



 
© KPM 2000-2010 - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Rreth WebfaqesRSS Feed