Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

RAPORTIMI VJETOR I TË LICENCUARVE TË KPM-SË OBLIGIM LIGJORË

Publikimet10.03.2017 -
Ofrimi i raporteve vjetore nga ana e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele (OSHMA) është obligim ligjorë që del nga Ligjit Nr.04/L-44  për Komisionin e Pavarur të Mediave,  respektivisht  nga Neni 28 i tij. OSHMA-të në raportet e tyre vjetore duhet të përfshijnë informacione përkitazi me programin, dhe veprimet në përputhje me kushtet e licencës  së bashku me një raport financiar të detajuar, si dhe informacione tjera sipas kërkesës.

Ofrimi i të dhënave të kërkuara në këtë raport vjetor kryesisht ka të bëj me informacione për të hyrat, shpenzimet, buxhetin e përgjithshëm, skemën programore, numrin e stafit dhe avancimin profesional të tij. Ato konsiderohen indikatorë  të rëndësishëm të cilët KPM-së do t’i ofrojnë pasqyrë më të qartë për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin e përgjithshëm apo vështërsitë  në aktivitetet  e ofruesve të shërbimeve mediale udio dhe  audiovizuele. Të  dhëna në këtë raport vjetor do të ndihmojnë KPM-në në hartimin e politikave të transmetimit përkitazi me zhvillimin e  tregut medial audiovizuel, ndërsa  në të ardhmen, do të ndihmojnë  në hartimin,  përshtatjen dhe zhvillimin e legjislacionit të saj.

Raportet vjetore me të dhëna të kërkuara duhet të dorëzohen në Zyrën e KPM-së jo më vonë se deri më 31 mars 2017.

Në rastet kur KPM konsideron se informacioni i paraqitur në raport vjetor nuk është i plotë, ju njoftojmë se KPM mund të kërkojë informacione shtesë për të kompletuar të dhënat dhe për të vërtetuar saktësinë e informacionit të kërkuar.

KPM-ja nuk do t’ia publikojë asnjë të licencuari  informacionin e ndjeshëm  komercial dhe financiar që paraqitet në këtë  raport vjetor, përveç në rastet kur me ligj kërkohet të veprohet ndryshe.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE



Kthehu mbrapa