Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KPM-së

KPM02.08.2017 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 1 gusht 2017, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes paraprake, KPM ka miratuar Raportin tremujor për periudhën prill – qershor 2017, i cili sipas nenit 15 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mbledhje KPM ka trajtuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio Vizuele, shkeljen e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03,  Rregullores KPM-2013/02 për të Drejtën e Autorit, shkelja e Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, si dhe shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM.

Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha rastet e shkeljeve ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardh në përfundim:

Për shkelje të Rregullores KPM-2013/02 për të Drejtën e Autorit, është gjetur në shkelje shërbimi medial audiovizual  Klan Kosova_ dhe është sanksionuar me masën Vërejtje.

Për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03, janë gjetur në shkelje këto shërbime mediale audiovizuale: RTV Dukagjini për tri (TV Dukagjini, TV Dukagjini, TV Dukagjini ) raste të shkeljeve, ku për një rast është sanksionuar me Vërejtje dhe për dy rastet tjera është sanksionuar me  gjoba. Ndërsa   Rrokum TV është sanksionuar me Vërejtje. 

Për shkelje të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, janë gjetur në shkleje këto shërbime mediale audiovizuale: TV Ballkan , Radio Rinia, TV Besa, TV Festina dhe TV Iliria, ku KPM ka vendosur të shqiptojë  masën sanksionuese Vërejtje.

Për shkelje të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofruesëve të Shërbimeve Mediale Audio Vizuale, janë gjetur në shkleje këta ofrues të shpërndarjes: IPKO, KUJTESA, Max TV,  Kadria Net  dhe  Telekomi i Kosovës ku janë sanksionuar me masën Vërejtje.

Për shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr.03/L-073, ku KPM ka monitoruar fushatën zgjedhore të zgjedhjeve nacionale të 11 qershor 2017, janë gjetur në shkelje këto shërbime mediale audiovizuale:  Tribuna Channel, TV Dukagjini,  TV Opinion , TV Vali,   TV SyriVision,    Rtv 21, TV Herc, TV Most, TV Puls, TV Mir, TV Kim, RTK 1,  Rrokum TV, TV Besa, TV Iliria_dhe  Klan Kosova. Të gjitha këto shërbime mediale audiovizulale janë sanksionuar më masën Vërejtje.

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe dy raste të licencimit, ku  ka marrë vendim për  ndryshim të lokacionit të transmetuesit sipas kërkesës së Radio Maria dhe vendim për refuzim të ndryshimit të  pronësisë sipas kërkesës së News TV.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE