Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

Legjislacioni16.07.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 4 korrik 2018, nën kryesimin e Kryetarit z.Muja FERATI,  ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Fillimisht u  miratua agjenda dhe procesverbali nga mbledhja paraprak. 

Në mbledhje KPM ka trajtuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio Vizuele, shkeljen e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03  dhe shkelja e Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës.

Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha rastet e shkeljeve ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardh në përfundim:

Për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03, janë gjetur në shkelje këto shërbime mediale audiovizuale: 

- TE 7 - Ankesë nga znj.Shqipe Pantina,  është urdhëruar TE7 që në afat prej pesë (5) ditësh nëpërmes transmetimit t’i kërkojë falje znj.Shqipe Pantina, ashtu siç përcaktohet me nenin 30, paragrafi 1.2 të Ligjit të KPM-së. Si dhe sanksionohet TE 7 me gjobë në vlerën prej 2,000 (dy mijë) euro, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 7 Të drejtat individuale, paragrafi 1, 4 dhe 5 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03. 

- RTK 1 - Ankesë nga z.Vesel Ismaili , KPM ka gjetur se RTK 1 ka vepruar në pajtim me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03, rrjedhimisht ankesa refuzohet si e pabazuar.  

- RTK1- Ankesë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sanksionohet RTK 1 me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 2 dhe nenit 10, paragrafi 1, të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03.

Për shkelje të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës është gjetur në shkelje:                                                                              

- TV ZOOM- KPM ka gjetur se edhe përkundër Vendimit të Komisionit të KPM-së dhe kërkesave të vazhdueshme, TV Zoom vazhdon të veprojë në kundërshtim me nenin 5, paragrafi 2, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës. Komisoni vendosi që TV Zoom të sanksionohet me pezullimin e gjithë programit për periudhën tre mujore nga momenti i marrjes së Vendimit, për shkelje nenit 5, paragrafi 2, të Kushteve dhe termeve të përgjithshme të licencës.

Për shkelje të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio Vizuele:

- Kujtesa Net, Ankesë nga Ipko, operatori i shpërndarjes Kujtesa Net është gjetur në shkleje dhe sanksionohet me Vërejte për shkelje të nenit 5, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2016/01

- ART Motion, Ankesë nga Ipko, operatori i shpërndarjes ArtMotion është gjetur në shkleje dhe sanksionohet me Vërejte për shkelje të nenit 5, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2016/01.

- Kujtesa Net, operatori i shpërndarjes ,Kujtesa Net është gjetur në shkleje për kanale pa të drejta të autorit dhe sanksionohet me gjobë në vlerë prej dy (2,000) mijë euro për shkelje të nenit 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01.

- Max TV, operatori i shpërndarjes , Max TV është gjetur në shkleje për kanale pa të drejta të autorit, prandaj sanksionohet me gjobë në vlerë prej tre (3,000) mijë euro për shkelje të nenit 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01.

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe këto raste të licencimit dhe ka marrë këto vendime:

- Miratim i  kërkesave nga ArtMotion për ndryshim të emrit duke i shtuar edhe akronimin “ART” për këto kanale: ART Doku 1, ART Doku 2, ART Kino 1, ART Kino 2, ART Kino 3ART Prince Kids , ART Sport 1, ART Sport 2 dhe ART Sport 3

- Miratim të kërkesës për ndryshim të emrit të Ofruesit të Shërbimit Medial Audiovizual Kutia TV në Premier Songs;

- Miratim të kërkesës së operatorit kabllor TV Net për heqje dorë nga licenca;

- Miratim të kërkesës për Licencim të TV Istogu Chanel për të vepruar si ofrues   të Shërbimeve   Mediale Audio-vizuele (OSHMA).

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE

 

 


Kthehu mbrapa