Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

Licencimi12.09.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 6 shtator 2018, nën kryesimin e Kryetarit z.Muja FERATI,  ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Komisioni miratoi agjendën dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar. 

Me pas Komisioni vazhdoi me trajtimin e disa pikave tjera të renditura  më poshtë.

Në lidhje me punën që është duke u bërë sa i përket procesit të implementimit të Ligjit për Digjitalizimin e Transmetimeve Tokësore Radiodifuzive nga Komisioni Mbikëqyrës, i cili me përfundimin e mandatit të ish Kryetarit të KPM-së, ka mbetur me një vend vakant nga përfaqësuesi i KPM-së, respektivisht pozita e Kryesuesit të Komisionit Mbikëqyrës. Komisioni i KPM-së vendosi që ta plotësojë këtë pozitë me emërimin e një anëtari të KPM-së. Në  këtë detyrë u emrua Kryetari i KPM-së z.Muja FERATI.

Në mbledhje KPM ka trajtuar një rast ligjore që ka të bëjë me shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03. 

 TE 7 - Ankesë nga z.Hetem Terllabuqi,  është urdhëruar TE 7 që në afat prej shtatë  (7) ditësh të transmetojë reagimin e palës ankuese ashtu siç përcaktohet me nenin 10, paragrafi 1 të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Si dhe sanksionohet TE7 me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 7 dhe nenit 10 paragrafi 1 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/0.3

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe dy raste të licencimit dhe ka marrë këto vendime:

- Miratim të kërkesës së Ofruesit të Shërbimit Medail Audiovizual (OSHMA) K Music për heqje dorë nga licenca;

- Miratim të kërkesës për licencim të Kumanova Cable  për të vepruar si Operator i Shpërndarjes.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa