Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

Licencimi10.12.2018 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 6 dhjetor 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  mbajti  mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2018,. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Komisioni shqyrtoi disa raste  ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Lidhur me shkeljet e kësaj rregullore u shqyrtuan këto raste:

·      Rrokum TV

·      TV Mir

·      TV Syri

·      TV Prizreni

·      Tribuna Channel

Pas shqyrtimit të këtyre  rasteve Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se të gjitha subjektet e lartpërmendura kanë shkelur Rregulloren KPM-2013/01 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve  në shërbimet mediale audio vizuale.

Komisioni vendosi që të obligojë të gjitha subjektet e cekura që në afat prej dhjetë (10) ditësh të bëjnë kategorizimin e përmbajtjeve të cilat i transmetojnë, t’i paralajmërojnë ato para fillimit me sinjal verbal dhe akustik dhe t’i identifikojnë me simbolin përkatës vizual gjatë tërë kohëzgjatjes së tyre sipas kategorizimit të programeve të përcaktuara me Rregulloren KPM-2013/01.

Gjithashtu obligohen të gjitha subjektet e cekura që, duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 5 të Rregullores KPM-2013/01, të nxjerrë Kodin Praktik në të cilin do të përcaktojnë standardet vetërregulluese për transmetimin e programeve që mund të kenë ndikim të dëmshëm tek fëmijët dhe të miturit, dhe këtë Kod të miratuar ta sjellin në KPM brenda tridhjetë (30) ditësh.

Ndërsa lidhur me shkeljet e kryera deri tani Komisioni vendosi të sanksionojë të gjitha subjektet e cekura me masën sanksionuese Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 3 dhe 4 dhe nenit 7, paragrafi 1 dhe 3, të Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale KPM 2013/01.

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit:

·      Gurmania Channel – Kërkesë për licencë të OSHMA  përmes operatorëve të shpërndarjes;

·         Pro 1 – Kërkesë për licencë të OSHMA  përmes operatorëve të shpërndarjes;

·         Tv Non Stop Shop – Kërkesë për ndryshim të skemës programore dhe emrit;

·         TV 21 – Rekomandim për kthimin e kanalit 48;

·         Kugo Tv – Kërkesë për licencë të Operatorit të Shpërndarjes – platforma OTT.

Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi kërkesat për  licencë të OSHMA  përmes operatorëve të shpërndarjes,  ndryshim të skemës programore dhe emrit  si dhe kërkesën për  licencë të Operatorit të Shpërndarjes – platforma OTT.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE