Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

FTESË PUBLIKE PËR KOMENTE

DL26.12.2018 -

Në mbledhjen e mbajtur më 21 dhjetor 2018, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:

-   DRAFT RREGULLORE PËR PRONËSINË DHE KONCENTRIMIN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIOVIZUALE

-   DRAFT RREGULLORE PËR MBËSHTETJEN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE ME MBULIM TOKËSOR LOKAL DHE REGJIONAL

Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM  u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloret e lartpërmendura.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 26 dhjetor 2018 deri më 31 mars 2019 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

•    e-mailit:  info@kpm-ks.org;

Ju lutem gjeni të bashkangjitur  edhe Memon  Sqaruese, ndërsa këtu  këtu  mund të gjeni edhe versionin në gjuhën angleze të draft rregullores për pronësinë. .

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE