Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KPM MBAJTI NJË DISKUTIM ME STUDENTËT E GAZETARISË NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

takimi ne UP Gazetari 29 maj 201929.05.2019 -

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) z. Muja FERATI, Nënkryetarja znj. Violeta Hyseni-Kelmendi dhe Udhëheqësja e Divizionit për Ankesa dhe Përfaqësim Herolindë Zagragja-Goçi kanë prezantuar para studentëve të Degës së Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës rregullativën ligjore të KPM-së me të cilën rregullohen Shërbimet Mediale Audiovizuale në Republikën e Kosovës, veçanërisht Kodin e Etikës.

Kryetari z.Ferati bëri hapjen e takimit, duke treguar shkurtimisht për KPM-në, ndërsa Nënkryetarja znj.Hyseni Kelmendi prezantoi kompetencat dhe juridiksionin e KPM-së, si dhe rregullimin e Shërbimeve Mediale Audiovizuale duke u bazuar në Ligjin e KPM-së dhe aktet nënligjore të nxjerra nga KPM.

Zyrtarët e lartë të KPM-së iu përgjigjën pyetjeve të studentëve duke u ofruar sqarime lidhur me punën e KPM-së në monitorimin dhe rregullimin e Shërbimeve Mediale Audiovizuale, si punë e përhershme e institucionit dhe në bazë të ankesave, si dhe obligimet ligjore të të licencuarve, sidomos në respektimin e Kodit të Etikës, Rregullores për mbrojtjen e fëmijëve, Rregullores për komunikime komerciale etj. 

Ky takim ishte si vazhdimësi e gatishmërisë së institucionit për bashkëpunim të vazhdueshëm me studentët e gazetarisë të të gjitha universiteteve në Kosovë, me qëllim të promovimit të standardeve etike të gazetarisë, rritjes së cilësisë së raportimit në media dhe mbrojtjes së interesit të publikut.

Prezantimi para studentëve të Degës së Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës u realizua me ftesë të ligjeruesit të kësaj dege, z. Alban Zeneli.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa