Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

Tender publik për një radio stacion lokal në gjuhën Rome

05.02.2007 -

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media, i themeluar më  28 gusht 2006, ka vendosur se nuk do të shqyrtojë ndonjë kërkesë të re për licencë transmetuese apo kërkesa për ndryshim të licencës që përfshijnë ndryshime në Pjesën  2 (Specifikimet teknike) dhe Pjesën 4 (Zona e mbulimit) të licencës.

Këshilli është duke punuar për të filluar me procesin e ri-licencimit këtë vit, proces i cili do t’ju mundësojë të gjitha palëve të interesuara për të aplikuar për licencë transmetimi për radio apo televizion në një lokacion specifik në të cilin do të ketë frekuencë të lirë. 

Megjithatë, duke marrë parasysh rëndësinë e sigurimit të një mundësie për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë që të kenë qasje në transmetim në gjuhët e tyre, Këshilli ka vendosur të bëjë një përjashtim në mënyrë që të pranojë aplikacione të reja për një radio stacion në gjuhën rome për qytetin e Prizrenit. 

Licenca që do t’i jepet kandidatit më të suksesshëm është e vlefshme vetëm derisa të jepen licencat e reja për Regjionin e Prizrenit gjatë procesit të ri-licencimit.  

Gjatë vendosjes nëse do t’i lëshojë apo jo një licencë transmetimi një kandidati për licencë, Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media do të marrë parasysh, në mes tjerash, faktorët në vijim: 

Formatin dhe skemën programore të propozuar, duke marrë parasysh kërkesën për atë shërbim;  
     ·        Sasinë e programit lokal të prodhuar;

     ·        Paraqitjen e një plani të qartë dhe praktik për organizimin dhe mbajtjen e një radio stacioni të angazhuar për program dhe shërbim publik për komunitetin rom;

     ·        Aftësinë profesionale për të themeluar dhe menaxhuar një stacion profesional transmetues, dhe aftësinë e demonstruar për të financuar një stacion të tillë;  dhe

     ·        Pajtueshmërinë e plotë me rregullën e përgjithshme të aplikueshme të KPM-së mbi kualifikimet për një licencë. 

Formularët e aplikimit, që përfshijnë rregullën mbi kualifikimet për një licencë, mund të merren nga KPM-ja në rrugën Gazmend Zajmi Nr. 1, 10000 Prishtinë, apo prej ueb faqes tonë www.kpm-ks.org duke filluar  që nga 5 shkurti 2007. Procesi i aplikimit mbaron më 5 mars 2007.   


Kthehu mbrapa