Të licencuarit
3193 - Lajmi_i_plot | KPM

Shtyhet deri me 26 qershor 2020 afati për komente publike për Daft Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele

04 June 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke pas parasysh situatën e krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19 edhe në Republikën e Kosovës dhe së fundi vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës - Ministria e Shëndetësisë për rikthim në normalitet, ju njofton se ka shtyrë afatin e periudhës së hapur për komente publike për Daft Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Me qëllim që të ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e interesuara që të japin komentet e tyre me shkrim, për rregulloren e lartëcekur, KPM ka marrë vendim për shtyrjen e afatit deri me 26 qershor 2020, të periudhës së hapur për komente publike .

KPM fton edhe një herë përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë përmes e-mailit: info@kpm-ks.org .

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE