19 October 2020
Reagim:
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) reagon ndaj sulmit me armë zjarri ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.
KPM konsideron se një sulm i tillë paraqet njëkohësisht edhe sulm ndaj lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në përgjithësi. Gazetarët dhe mediat janë duke luajtur rol shumë të rëndësishëm, sidomos në këtë situatë të rënduar të shëndetit publik që edhe vendi ynë po ballafaqohet seriozisht në këtë kohë të pandemisë globale me Covid-19
Prandaj ky sulm është i papranueshëm për KPM-në dhe kërkohet nga institucionet kompetente që sa më parë të vendosë para drejtësisë autorët e këtij sulmi, në mënyrë që të ofrohet ambient i sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarisë.
KPM e vlerëson lartë angazhimin e secilit gazetar dhe medium, të cilët shpesh janë duke e vënë edhe veten në rrezik, me të vetmin qëllim për të qenë në shërbim të publikut.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE