Të licencuarit
3286 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim për të licencuarit lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

26 January 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka nxjerrë Udhëzuesin për të ndihmuar të licencuarit që të veprojnë në pajtim me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhjet si dhe Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së gjatë procesit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

KPM njofton të gjithë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele se gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të licencuarit e KPM-së duhet të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin e KPM-së si dhe me:

Gjithashtu, në pajtim me Ligjin për Zgjedhje, të licencuarit janë të obliguar të dorëzojnë në KPM ditarët për zgjedhje:

Ditarët plotësohen sipas Udhëzuesit për Ditarët A dhe B për zgjedhjet e përgjithshme  2021 dhe dorëzohen në KPM një (1) javë para fillimit të periudhës së fushatës zgjedhore, përfshirë edhe çmimoren e aplikuar gjatë zgjedhjeve.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE