Të licencuarit
2283 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E TRETË E KPM-së

15 March 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 15 mars 2017, ka mbajtur mbledhjen e tretë me radhë, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI. 


Pas miratimit të agjendës dhe procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Komisioni miratoi kërkesat për licencë të dy kandidatëve për të Ofruar Shërbime Mediale Aadiovizele, OSHMA SPIN TV dhe UBT TV si dhe kërkesën e kandidatit ARTMOTION për t’u licencuar si operator i shpërndarjes IPTV. Në këtë takim Kryeshefja e Zyrës Ekzekutive znj. Naile SELIMAJ-KRASNIQI njoftoi Komisionin me mbarëvajtjen e punës së ZE sipas obligimeve ligjore ndërsa Grupi Punues, i themeluar për përgatitjen e materialit tenderues për dhënien në shfrytëzim të dy Multipleksëve, sipas përcaktimeve ligjore të dhëna në  Ligjin Nr. 05/L-027 për Dixhitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore, njoftoi Komisionin për punën e bërë deri më tani.

Pas përfundimit të përgatitjes së materialit tenderues, KPM do të nxjerr vendimin për shpalljen e tenderit publik për kanalet 46 dhe 58, siç përcaktohet në Shtojcën e Ligjit Nr. 05/L-027.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE