Të licencuarit
2287 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM INICION PROCEDURËN PËR HARTIMIN E MATERIALIT TENDERUES

09 February 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 8 shkurt 2017, ka mbajtur mbledhjen e dytë me radhë për vitin 2017, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI.

Pas miratimit të agjendës KPM ka miratuar raportin e tremujorit të fundit për vitin 2016 të KPM-së për ta dërguar në Kuvend sipas Ligjit të KPM-së.

Pas miratimit të rregulloreve të reja për procesin e digjitalizimit një muaj më parë, KPM ka iniciuar procedurat për përgatitjen e materialit tenderues për dhënjën në shfrytëzim të dy Multipleksëve, sipas përcaktimeve ligjore të dhëna në  Ligjin Nr. 05/L-027 për Dixhitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore.

Pas përgatitjes së materialit tenderues, KPM do të nxjerr vendimin për shpalljen e tenderit publik për kanalet 46 dhe 58, siç përcaktohet në Shtojcën e Ligjit Nr. 05/L-027.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE