Të licencuarit
2351 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

24 April 2015

 

Më 23 prill 2015, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka mbajtur mbledhje të rregullt, të kryesuar nga Kryetari i KPM-së z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja paraprake, KPM ka shqyrtuar rekomandimet e Zyrës Ekzekutive lidhur me dy raste ligjore dhe një rast për heqje dorë nga licenca.

Lidhur me këto, KPM mori vendim që të sanksionoi dy Operator Kabllorë: OK EGC i cili është gjetur në shkelje të nenit 2, paragrafi 1.3 të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme si dhe OK KOSOVA NET i cili është gjetur në shkelje të nenit 2, paragrafi 2.1.3 dhe 2.1.5 dhe nenit 3, paragrafi 3.2.1 të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme.

Gjithashtu, KPM ka miratuar kërkesën për heqje dorë nga licenca, për distribuimin e programeve radio televizive përmes rrjetit kabllorë të OK ELEKTRON SHPK dhe si e tillë kjo licencë është shpallur e pavlefshme.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE