Të licencuarit
2354 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM PËR MEDIA

30 March 2015

KPM I DORËZON QEVERISË STRATEGJINË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL


Pas përmbylljes së plotë të procesit të draftimit, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i dorëzon Qeverisë së Republikës së Kosovës, STRATEGJINË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS.

KPM në mbledhjen e mbajtur më 25 mars 2015, ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin përfundimtar të Strategjisë, e cila tani do t'i dërgohet Qeverisë së Republikës së Kosovë për miratim.

Lidhur me dorëzimin e Strategjisë, KPM do të mbajë një konferencë për shtyp.

Konferenca mbahet të martën, më 31 mars 2015, në orën 11˚˚  në zyrën e KPM-së,  Rr. Perandori Justinian Nr. 14 Qyteza, Pejton Prishtinë.

Ftohen mediat ta përcjellin konferencën.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE