Të licencuarit
2368 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR DËRGIMIN E KOMENTEVE ME SHKRIM PËR STRATEGJINË E KPM-së PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

26 December 2014

 

Sipas Ligjit për KPM-në, Nenit 3, kompetencë e KPM-së është përgatitja e strategjisë për kalim në transmetim Digjital në Republikën e Kosovës, për t’u miratuar pastaj nga Qeveria.

Në mbledhjen e mbajtur më 24 dhjetor 2014, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka miratuar për konsultim publik tekstin e ndryshuar dhe të plotësuar të  Draft “ STRATEGJISË  PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, KPM u vë në dispozicion për konsultim publik dhe komente përfaqësueseve të shërbimeve mediale audio-vizuale të licencuara nga KPM, institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, Organizatave Jo Qeveritare dhe palëve tjera të interesuara, Draft Strategjinë  "PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS”.

Afati për dërgimin e komenteve me shkrim është nga 26 dhjetori 2014, deri më  23 janar 2015 në ora 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, rruga Perandori Justinian Nr. 14, Qyteza Pejton,  10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes postës elektronike:

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE