Të licencuarit
2402 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI KPM-së MBAN TAKIMIN E RREGULLT

12 May 2014

 

Nesër, më 13 maj 2014 duke filluar nga ora 10:00 Komisioni i Pavarur i Mediave mban takimin e katërt të rregullt. Në takim do të diskutohet për rregullat e procedurës së punës së Komisionit, mbulueshmërinë me sinjal (radio) përgjatë rrugëve magjistrale si një ndër objektivat e KPM-së. Komisioni do të diskutojë edhe për planin e veprimet për realizimin e obligimit ligjor të KPM-së lidhur me mediat gjatë zgjedhjeve, respektivisht për udhëzuesin për shërbimet mediale audio-vizuale për mbulimin e fushatës në pajtueshmëri me Kreun VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.


KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE