14 April 2014
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 11 prill 2014, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioni të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur Abit Hoxhën anëtarë të KPM-së.
Mandati i z. Abit Hoxha është përcaktuar me short (mandat 2 (dy) vjeçar) siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE