21 March 2014
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 19 mars 2014, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioni të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur 3 anëtarë të KPM-së. Ata janë Adnan Merovci, Anita Morina dhe Driton Qeriqi. Me short janë përcaktuar edhe mandatet e tyre siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në. Kështu mandatet e tyre janë si më poshtë:
Adnan Merovci - mandat 4 (katër) vjeçar
Driton Qeriqi - mandat 3 (tre) vjeçar
Anita Morina - mandat 2 (dy) vjeçar
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE