11 December 2013
VDES NEVZAT HYDAVERDI - ANËTAR I KPM-së
Sot paradite, më 11 dhjetor 2013, ka ndërruar jetë z. Nevzat Hydaverdi, Anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave.
z. Hydaverdi u lind në Prishtinë më 4 maj 1949. Ishte Magjistër i Kimisë Inxhinierike, ishte mësimdhënës në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe kishte përvojë pune disa vjeçare në fushën e gazetarisë.
Më 30 gusht 2012, Kuvendi i Republikës së Kosovës e emëroi për anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Me vdekjen e tij, KPM ka humbur një bashkëpunëtor të vlefshëm.
Anëtarët e Komisionit dhe personeli i Zyrës Ekzekutive ndihen të nderuar që punuan me z. Hydaverdi dhe çmojnë lartë kontributin e dhënë sa punoi në KPM.
KPM i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që patën fatin të punojnë me të.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE