Në mbledhjen e mbajtur me 4 dhjetor 2013, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për komente publike, aktet nënligjore:
Bazuar në nenin 46 paragrafi 3, dhe nenin 8 paragrafi 2, të
Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim në lidhje me rishikimin dhe plotësimin e këtyre akteve nënligjore.
KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë brenda afatit ligjor prej 15 ditëve të punës nga data 9 dhjetor 2013 deri me 27 dhjetor 2013 në orën 16:00.
Komentet mund t'i adresoni te Komisioni i Pavarur i Mediave, rruga Perandori Justionian nr. 14, Qyteza Pejton , 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:
• e-mailit:
info@kpm-ks.org ,
fikrete.cocaj@kpm-ks.org
• faksit në: 038 245 034.