Të licencuarit
2450 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I KPM-SË MBAJTI TAKIMIN E TIJ TË RREGULLT

02 December 2013

 

Në takimin e mbajtur me 2 dhjetor 2013, Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar rastet ligjore për preformancen e shërbimet mediale audio-vizuale gjatë fushatës për Zgjedhje Lokale 2013 në Republikën e Kosovës. 

Për rastet ku shërbimeve mediale audio-vizuale që kanë qenë në shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Udhëzuesin të KPM-së, Komisioni ka vendosur që t’ju lëshojë vetëm Vërejtje si masë sanksionuese bazuar në Nenin 30 të Ligjit për Komisionin e Pavarur. 

Komisioni ka vlerësuar që pajtueshmëria e ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale ka qenë më e madhe gjatë raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2013. 

Gjithashtu në këtë takim, Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar Memon Sqaruese/kriteret e vlerësimit të taksës vjetore të licencës për anëtarë të Komisionit të KPM-së- si dhe  Draft Rregulloren për nivelin dhe mënyrën e pagesës së taksës vjetore të licencës së KPM-së si dhe ka miratuar për t’u dërguar për konsultim publik draft rregulloren në fjalë. 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE