Të licencuarit
2468 - Lajmi_i_plot | KPM

FILLON ZBATIMI I RREGULLORES PËR KOMUNIKIME KOMERCIALE AUDIO-VIZUELE

16 September 2013

 

Në mbështetje të nenit 3.2.6 të Ligjit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) nr. 04/L-44, më 28 maj 2013 KPM ka miratuar Rregulloren KPM 2013/03 për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele e cila shfuqizon Rregulloren KKPM 2009/04. Kjo rregullore është harmonizuar dhe plotësuar sipas Ligjit të ri për KPM-në (04/L-44) dhe standardeve të përcaktuar me Direktivën e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele (AVMS) dhe është paraparë të hyjë në fuqi 3 muaj pas nënshkrimit.

Me këtë rregullore përcaktohen parimet themelore të komunikimeve komerciale audio-vizuele për transmetimin e tyre nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele. 

Që nga data 28 gusht 2013, rregullorja KPM 2013/03 është në fuqi.



KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA