Të licencuarit
2473 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM KA MIRATUAR TEKSTIN E NDRYSHUAR DHE TË PLOTËSUAR TË DRAFT STRATEGJISË PËR DIGJITALIZIM

18 July 2013

Në takimin e tij të rregullt, Komisioni i KPM-së sot ka miratuar për konsultim publik tekstin e ndryshuar dhe të plotësuar të Draft Strategjisë “KALIMI I TRANSMETIMIT ANALOG NË ATË DIGJITAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS”.

Sipas nenit 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, teksti i Draft Strategjisë do të jetë në dispozicion për konsultim publik dhe komente për të gjitha palët e interesuara dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës nga 22 korrik deri 9 gusht 2013.