Të licencuarit
2477 - Lajmi_i_plot | KPM

PËRFUNDON AFATI I NOMINIMEVE PËR NJË ANËTAR TË KOMISIONIT TË KPM-SË

04 July 2013

Në bazë të Vendimit Nr. 04-V-634 të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe konfrom nenit 11 paragrafi 2.1 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), KPM ka iniciuar procesin e nominimeve nga individë dhe shoqëria civile për anëtarë të KPM-së. 

Me 18 qershor 2013, KPM ka bërë shpalljen publike për nominime për anëtarë të Komisionit. Afati për nominime ka përfunduar me 2 korrik 2013 dhe gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar gjashtëmbëdhjetë (16) nominime (Lista e nominimeve).

Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve të cilët i ka përcjellur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për tu shqyrtuar pastaj nga një Komision Ad-hoc i cilin do ta krijohet për këtë qëllim.

Sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhen nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE