Të licencuarit
2524 - Lajmi_i_plot | KPM

MINISTRI I PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE VIZITOI KPM

10 December 2012

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale (MPMS), z. Nenad Rašić sot vizitoi Komisionin Pavarur të Mediave. Në këtë takim z. Rašić u interesua për mbarëvajtjen e procesit të Strategjisë për kalimin në platformën digjitale të mediave elektronike në Republikën e Kosovës. 

Përfaqësuesit e KPM-së, kryetari Shefki Ukaj, nënkryetari Xhemail Krasniqi dhe anëtarja e Komisionit Drita Begolli, falënderuan për vizitën ministrin Rašić dhe e njoftuan atë me angazhimin e KPM-së rreth punës së deritanishme që është bërë për hartimin e draft Strategjisë “Kalimi i transmetimit nga analog në atë digjital”, e cila këtë muaj do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim. 

Në takim ministrit shprehi mbështetje e tij për realizimin e strategjisë për transmetim digjital, sidomos kur ministria e tij do të ketë një rol të rëndësishme në realizimin e kësaj strategjie, veçmas në fushën sociale, ku një pjesë e popullatës do të ketë nevojë për përkrahje nga kjo ministri. Në takim u theksua se do të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet MPMS-së dhe KPM-së.

Po ashtu në këtë takim mori pjesë edhe deputeti nga radhët e SLS-së, Milivoje Stojanović i cili u interesua për frekuence për radio për komunitetin serb në Prilluzhë komuna e Vushtrrisë. 

Për këtë çështje Ushtruesi i Detyrës së Shefit Ekzekutiv z. Luan Latifi shpjegoi procedurat për marrjen e një frekuence, ku tha se frekuencat si e mirë e përgjithshme e cila duhet t’i shërbej qytetareve të vendit bëhet publike përmes një konkursi të hapur dhe transparent dhe në bazë të tij duhet plotësuar kushtet e parapara për marrje të licencës. Mirëpo para procedurave të përmendura, z. Latifi tha se KPM paraprakisht analizon planin frekuencore për të gjetur frekuenca të lira (në territore të caktuara) dhe sipas nevojës ato frekuenca shpallen të lira.   
 

KOMISIONIN PAVARUR I MEDIAVE