Të licencuarit
3037 - Lajmi_i_plot | KPM

KONKURS PUBLIK PËR DHËNIEN E LICENCAVE TË REJA PËR TRANSMETIMIN E PROGRAMEVE NË RADIO, NË SHTATË (7) KOMUNA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

15 February 2019

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE

Në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (Ligji Nr. 04/L-44), në takimin e datës 31 janar 2019, anëtarët e KPM-së morën vendim për të shpallur:

KONKURS PUBLIK

për dhënien e licencave të reja për transmetimin e programeve në radio, në shtatë (7)  komuna të Republikës së Kosovës

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke u bazuar në kërkesat e pranuara si dhe në interesimet e vazhdueshme të kandidatëve, për licenca për ofrimin e shërbimeve mediale audio, ka bërë vlerësimin mbi nevojën dhe mundësinë e shpalljes së frekuencave të lira në disa komuna të Republikës së Kosovës. Është vlerësuar se ka mungesë të shërbimeve mediale audio në nivel lokal dhe regjional, duke përfshirë këtu edhe mungesën e shërbimeve mediale audio në gjuhë të minoriteteve, mungesën e pluralizmit medial apo edhe nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të këtij pluralizmi.

Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në Ligjin e KPM-së, respektivisht nenin 9 të këtij ligji, i cili përcakton Politikën e Transmetimit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, KPM ka konfirmuar edhe mundësitë teknike për frekuencat e lira, të cilat janë në pajtim me planin frekuencor të Republikës së Kosovës dhe që të njëjtat mund të dalin në konkurs për dhënien në shfrytëzim kandidatëve të cilët i plotësojnë më së miri kriteret konkurruese.

Komunat për të cilat do të bëhet shpallja e frekuencave të lira për licencimin e radio stacioneve, sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë paraqitur në tabelën si me poshtë:

 

Komuna

Kategoria e licencës dhe numri i frekuencave

Gjuha e transmetimit

1.

Pejë

Regjionale – 1 frekuencë

Lokale – 1 frekuencë

Shqipe

2.

Istog

Lokale – 2 frekuenca

  1. Shqipe; 1 Boshnjake

3.

Prizren

Regjionale – 1 frekuencë

Shqipe

4.

Prishtinë

Regjionale – 1 frekuencë

Shqipe

5.

Rahovec

Lokale – 2 frekuenca

  1. Shqipe; 1 Serbe

6.

Obiliq

Lokale – 1 frekuencë

Shqipe

7.

Elez Han

Lokale – 1 frekuencë

Shqipe

Konkursi për aplikime mbetet i hapur 30 ditë, duke filluar nga data 15 shkurt 2019 deri më 15 mars 2019, deri në ora 16:00.

Kategoria e radiove me mbulim regjional i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat mbulojnë me sinjal radio, përmes një frekuence, nga 30% deri në 60% të territorit të Republikës së Kosovës.

Kategoria e radiove me mbulim lokal i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat ofrojnë mbulim me sinjal radio, përmes një frekuence, deri në 3 komuna (deri në 30% të territorit të Republikës së Kosovës).


PROCEDURAT DHE KRITERET PËR APLIKIM

Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe për caktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Dokumentet bazë, si dhe aktet nënligjore të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikimit për licencë të KPM-së, janë të listuara si në vijim:

  1. Forma e Aplikacionit 
  2. Rregullorja  KPM-2017/02 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale
  3. Regullorja KPM-2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë 

Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);

Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion.

Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.

Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse do të pranohen vetëm në gjuhën shqipe apo serbe, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren 2014/02 për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së.

Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit i Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media në vëmendje të Nuredin Islami nuredin.islami@kpm-ks.org.

Aplikacionet duhet të dërgohen në 2 kopje fizike, në adresën e mëposhtme: 

Rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton,10000, Prishtinë

Për më shumë detaje vizitoni ueb faqen e KPM-së www.kpm-ks.org