Të licencuarit
3053 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

03 April 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 29 mars 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e katërt rregullt për vitin 2019.  Në fillim të mbledhjes Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe procesverbalin.

Në vazhdën e punës së KPM me procesin e digjitalizimit, KPM ka  shqyrtuar Termat të Referencës për Grupin Punues për Çështje Teknike më qëllim të përgatitjes së një projekti të përbashkët për Digjitalizim e Transmetimit Tokësor Radiodifuziv në Republikën e Kosovës si një prej objektivave kryesore të KPM-së për vitin 2019. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi Termat të Referencës për Grupin Punues Teknik.

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuar kërkesën e AMPEK për ndryshim të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale për një periudhë të caktuar kohore. Pas shqyrtimit Komisioni mori vendim për miratimin e kërkesës së AMPEK, respektivisht ndryshohet koha e përcaktuar me Nenin 11, paragrafi 2 i Rregullores KPM-2017/07, ku lejohet llogaritja e kuotës 20% e të transmetimit të komunikimeve komerciale, duke filluar prej orës 17:00 deri në ora 24:00. Ky vendim hyn në fuqi me nënshkrimin e tij dhe vlen deri me 1 tetor 2019.

Duke pas parasysh se afati për komente publike për dy draft rregulloret përfundon me 31 mars 2019, dhe KPM nuk ka  pranuar shumë komente nga palët e interesuar deri në këtë kohë, bazuar në këtë situatë, me qëllim që tu ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e interesuara të japin komentet e tyre me shkrim për aktet nënligjore të lartcekura, Komisioni mori vendim për zgjatjen e afatit për komente publike deri më 31 maj 2019 në orën 16:00.

Komisioni gjithashtu mori vendim për caktimin e Ushturesit të Detyrës së Kryeshfit Ekzkeutiv. Bazuar në nenin 3 paragrafi 2.9 të Ligjit Nr. 04/L-44  për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Nenin 30, paragrafi 1 dhe 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, u caktua  Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Luan LATIFI, aktualisht Drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv me mandat ligjor.

Në këtë mbledhje është prezantuar edhe web faqja e re e KPM-së, në të cilën është punuar që një kohë të gjatë dhe pas miratimit nga Komisioni, do të lansohet shumë shpejtë në publik. 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE