Të licencuarit
3063 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

22 May 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 17 maj 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e tretë rregullt për vitin 2019.  Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të mbledhjes   shqyrtuar Komisioni shqyrtoi disa raste  ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkeljen e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale. Lidhur me shkeljen e kësaj rregullore u shqyrtua një rast:

Klan Kosova – Shkelje të Kodit të Etikës, pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se Klan Kosova është gjetur në shkelje të nenit 7 paragrafi 1 dhe 8, të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03. Prandaj Komisioni vendosi që Klan Kosova të sanksionohet me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 7, paragrafi 1 dhe 8, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Gjithashtu  obligohet  Klan Kosova që gjatë trajtimit të ngjarjeve të ngjashme të ketë kujdes të shtuar dhe të sigurohet se një gjë e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit:

 

  • Rekomandim për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes NTSH Emonet;
  • Rekomandim për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes  Mts DOO;
  • Rekomandim për lëshimin e licencës së radios – kategori regjionale – Pejë;
  • Rekomandim për lëshimin e licencës së radios – kategori regjionale – Prizren;
  • Rekomandim për lëshimin e licencës së radios – kategori regjionale – Prishtinë;
  • Rekomandim për lëshimin e licencës së radios – kategori lokale – Istog;
  • Rekomandim për lëshimin e licencës së radios – kategori lokale – Obiliq.

Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi rekomandimet për dhënie të  licencës për  Operatoret  e Shpërndarjes  si dhe rekomandimet për lëshimin e licencës së radios në 5 komuna të Kosovës. .

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE