Të licencuarit
3078 - Lajmi_i_plot | KPM

SQARIM PUBLIK LIDHUR ME RESPEKTIMIN E RREGULLAVE SA I PËRKET SPONZORIZIMIT DHE VENDOSJES SE PRODUKTEVE NË EMISIONET E LAJMEVE DHE PROGRAMET PËR ÇËSHTJE AKTUALE

25 September 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është i obliguar që të kryej monitorime të vazhdueshme të mediave për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me Ligjin e KPM-së dhe aktet nënligjore të KPM-së, në mënyrë që të sigurohet se kemi respektim të legjislacionit në fuqi

Në kuadër të këtyre monitorimeve është vërejtur së disa televizione, në disa emisione të caktuara, nuk i janë përmbajtur obligimeve të përcaktuara me Ligjin e KPM-së dhe Rregulloren për Komunikimet Komerciale Audiovizuale KPM-2017/07, për sa i përket sponzorizimit dhe vendosjes së produkteve në emisionet për çështjet aktuale.

KPM ka identifikuar shkelje të rregullave sa i përket sponzorizimit dhe vendosjes së produkteve në emisionet që kanë të bëjnë më çështjet aktuale dhe ka përcjell disa njoftime tek mediat, përmes të cilave është kërkuara respektimi i Rregullores KPM-2017/07 dhe Ligjit të KPM-së.

KPM sqaron për opinionin publik dhe palët e interesit se nuk behët fjalë për ndalimin në tërësi të formave të reklamimit mirëpo vetëm në disa emisione ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin në interes të publikut.

KPM mbetet në dispozicionit të publikut dhe palëve të interesit që në çdo kohë të ofrojë sqarime në lidhje me zbatimin e kërkesave ligjore për sa i përket legjislacionit që rregullon fushën e mediave.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE