Të licencuarit
3121 - Lajmi_i_plot | KPM

SHTYHET AFATI PËR APLIKIM PËR LICENCË TË RADIOS NË PESË (5) KOMUNA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

25 October 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, më datë 27 shtator 2019 ka shpallur konkurs publik për dhënien e licencave për transmetim në radio, për shatë lokacione të Republikës së Kosovës. Konkursi është i hapur deri më datën 27 tetor 2019. KPM ka pranuar aplikacionet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për shumicën e lokacioneve nuk ka pasur fare aplikacione të dorëzuara.

Bazuar në këtë situatë, KPM me qëllim të krijimit të një konkurrence të mirëfilltë në të gjitha lokacionet për ku janë shpallur frekuenca të lira për radio, ka zgjatur  afatin deri me 8 nëntor 2019 ora 16:00, ndërsa, të gjitha kriteret  e konkursit publik për aplikim për licencë të radios mbeten të pandryshuara.

Aplikacionet e dorëzuara deri më tani mbesin të vlefshme për këtë proces.

Komunat për të cilat do të bëhet shpallja e frekuencave të lira për licencimin e radio stacioneve, sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë paraqitur  si me poshtë:

 

Komuna

Kategoria e licencës dhe

numri i frekuencave

 Gjuha e transmetimit

1.

Prishtinë

Regjionale – 3 Frekuenca

Shqipe

2.

Pejë

Lokale – 1 Frekuencë

Shqipe

3.

Gjakovë

Lokale – 1 Frekuencë

Shqipe

4.

Istog

Lokale – 1 Frekuencë

Shqipe

5.

Elez Han

Lokale – 1 Frekuencë

Shqipe

 

Konkursi për aplikime mbetet i hapur deri më 8 nëntor 2019, deri në ora 16:00.

Procedurat dhe Kriteret për Aplikim

Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe për caktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Sipas Ligjit të KPM-së, respektivisht Nenit 22 paragrafit 4, pikat 1,2,3,4 dhe 5 kriteret të cilat KPM do ti marr parasysh për vlerësim të aplikacioneve të dorëzuara për licencë të transmetimit janë si më poshtë:

  • kapacitetin për zhvillimin e programit vetanak;
  • prejardhjen dhe shkallën e burimeve financiare të aplikantit;
  • realizueshmërinë financiare të propozimit të aplikantit;
  • kapacitetin teknik të aplikantit për të ofruar transmetim cilësor;
  • nevojën për të siguruar program të shumëllojshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës;

Ndërsa kriteret e detajuara si dhe kushtet tjera të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikacionit për licencë të KPM-së, mund ti gjeni në dokumentet bazë për aplikim si dhe në aktet nënligjore, të listuara si në vijim:

  1.   Forma e Aplikacionit;
  2.   Rregullorja  KPM-2017/02 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale;    
  3.   Rregullorja KPM-2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë.

Gjithashtu, Forma e Aplikacionit për licencë mund të merret edhe personalisht në Zyrën Ekzekutive të KPM-së dhe në të njëjtën kohë kandidatët mund të informohen lidhur me procedurat e aplikimit.

Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);

Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion. Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.

Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse do të pranohen vetëm në gjuhën shqipe apo serbe, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren 2014/02 për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së.

Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit pranë Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media. Aplikacionet duhet të dërgohen në 2 kopje fizike, në adresën e mëposhtme:

rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton, 10000, Prishtinë.

Për më shumë detaje vizitoni ueb faqen e KPM-së:  www.kpm-ks.org

         

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE