3124 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

05 November 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 4 nëntor 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2019.

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e OSHMA me transmetim përmes operatorit të shpërndarjes, për ndryshim të pronësisë dhe dhe transferin e licencës, për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes me platformë IPTV dhe për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes me platformë OTT.

Rastet e licencimit janë të renditura si më poshtë:

  • COMNET – A  SHPK, rekomandim për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes_platforma IPTV;
  • RROKUM TV, rekomandim për ndryshimin e pronësisë dhe transferin e licencës;
  • TV ISP MUSIX, rekomandim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve të Shpërndarjes;
  • TV ISP SHAHIRAT, rekomandim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve të Shpërndarjes; dhe
  • IPTV SHQIP, rekomandim për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes_platforma (aplikacioni) OTT;

Pas shyqrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së, prandaj vendosi të miratojë të gjitha kërkesat në rastet e renditura si më lartë.

Komisioni ka shqyrtuar edhe një ankesë nga BIRN drejtuar Panleit Zgjedhor për Ankesa dhe Parshtresa (PZAP) lidhur me zgjedhjet e përgjithshme 2019, e të cilën ankesë PZAP ia ka përcjellë KPM-së për shqyrtim,sepse sipas vlerërsimit të PZAP ka vendosur që është kompetencë e KPM-së të merret me ankesën

Ankesa ka për objekt transmetimin e hapësirës së sponzorizuar nga subjekti politik LDK, të cilën RTK 1 e ka transmetuar pas mesnatës në ora 00:24:40 me datë 5 tetor 2019. Nga raporti i monitorimit është konstatuar se RTK 1  nuk ka bërë shkelje të këtij neni pasi që heshtja zgjedhore ka filluar në ora 7:00 të datës 5 tetor 2019 dhe ka përfunduar në ora 19:00 të datës 6 tetor 2019. Prandaj pas shqyrtimit të rasitit, Komisoni gjeti se RTK 1 nuk ka bërë shkelje të nenit 52 paragrafi 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, rrejdhimisht ankesa BIRN refuzohet si e pabazuar.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE