Të licencuarit
3138 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM publikon Raportin e Monitorimit “Mbrojtja e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele”

31 January 2020

Qëllimi i monitorimit të përmbajtjes programore të OSHMA-ve ishte vlerësimi i pajtueshmërisë së tyre me aktet nënligjore të KPM-së, sa i përket mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele, pra qëllimi i këtij raporti është përshkrimi i shkeljeve të identifikuara nga monitorimi i OSHMA-ve, e që përmes këtij përshkrimi dhe rekomandimeve të këtij raporti të ndërmerren masa nga ana e OSHMA-ve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme programore dhe evitimin e ekspozimit të tyre nga përmbajtjet e tilla programore.

Komisioni i Pavarur i Mediave në mënyrë të vazhdueshme ka treguar vëmendje të posaçme sa i përket zbatimit të akteve nënligjore të KPM-së nga ana e OSHMA-ve, me qëllim të mbrojtjes së kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë nga përmbajtjet që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre fizik, mental dhe moral.

Lidhur me këtë, është realizuar monitorimi i OSHMA-ve me transmetim tokësor dhe OSHMA-ve me karakter gjeneralistik që operojnë përmes OSH-ve për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me aktet nënligjore të KPM-së që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele.

Çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele janë të parapara në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe aktet tjera nënligjore të KPM-së, përfshirë këtu:

  • KPM 2013/01 Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-Vizuele;
  • KKPM-2016/03 Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës;
  • KPM 2017/07 Rregulloren për Komunikimet Komerciale Audio-Vizuele.

Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-Vizuele në tërësi i është dedikuar mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e programeve të cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre fizik, mental dhe moral, përfshirë edhe mbrojtjen e identitetit dhe respektimin e dinjitetit të fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Në bazë të kësaj Rregulloreje përcaktohet edhe mënyra e kategorizimit, sinjalizimit dhe koha e transmetimit të programeve të tilla.

Për më shumë detaje dhe të dhëna, këtu mund të gjeni raportin e plotë: Mbrojtja e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele.