Të licencuarit
3192 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM - afati përfundimtar për dorëzimin e raportit vjetor, data 30 qershor 2020

03 June 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke pas parasysh situatën e krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19 edhe në Republikën e Kosovës dhe së fundi vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës - Ministria e Shëndetësisë për rikthim në normalitet, ju njofton se ka shtyrë afatin për raportim vjetor financiar.

KPM, me qëllim që të ofrojë mundësi shtesë për të gjithë të licencuarit, ka marrë vendim që afati përfundimtar për dorëzimin e raportit vjetor të jetë data 30 qershor 2020.

Raportimi vjetor financiar është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 28, paragrafi 1, i cili përcakton se:

“Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”.

KPM fton të licencuarit që raportet vjetore  financiare t’i dërgojnë në zyrën e KPM-së ose përmes e-mailit: info@kpm-ks.org.   

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE