Komisioni i Pavarur për Media http://www.kpm-ks.org/ Komisioni i Pavarur për Media http://www.kpm-ks.org/images/logo_kpm.png http://www.kpm-ks.org KUVENDI I KOSOVËS MIRATON RAPORTIN VJETOR TË KPM PËR VITIN 2011 http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=413 Në seancën e 10 majit 2012, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Raportin vjetor të punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM). Raporti për vitin 2011 pasqyron situatën në të cilën ka operuar KPM gjatë vitit 2011 dhe prezanton punën e realizuar në nivelin e Zyrës Ekzekutive për arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2011.Raportin vjetor për vitin 2011 si dhe Vendimin nr. 04-V.356 të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku miratohet Raporti vjetor i KPM-së për vitin 2011 mund ta gjeni në web-faqen e KPM-së www.kpm-ks.org.KOMISIONIT I PAVARUR I MEDIAVE KPM ORGANIZON TAKIME REGJIONALE ME PËRFAQËSUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO-VIZUALE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=411 Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të amandamentuar për Komisionin e Pavarur të Mediave nr. 04/L-44, Zyra Ekzekutive e KPM-së organizon takime regjionale me përfaqësues të shërbimeve mediale audio-vizuale me qëllim të njoftimit të tyre me ndryshimet dhe efektet e miratimit të Ligjit për KPM. Pos diskutimeve që lidhen me obligimet ligjore që rezultojnë nga Ligji i ri, Shefja Ekzekutive e KPM-së së bashku me menaxhmentin do të prezantojë edhe punën e deritanishme të KPM-së, rastet e proceduara dhe procedurat e planifikuara për rishikimin e bazës ligjore sekondare për rregullimin e transmetimit në Republikën e Kosovës. Takimet fillojnë më 14 maj 2012 me shërbimet mediale audio-vizuale të regjionit të Prizrenit dhe vazhdojnë me Regjionin e Pejës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Prishtinës. Ftesa dhe agjenda e takimeve do t’u përcillen individualisht të gjitha subjekteve të licencuara. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MONITORIMI I PERFORMANCËS SË MEDIAVE ELEKTRONIKE GJATË FUSHATËS ELEKTOALE NË FERIZAJ http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=410 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) nga 23 deri më 29 prill 2012, ka bërë monitorimin e performancës së shërbimeve mediale audio-vizuale, gjatë mbulimit të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt.Në monitorim janë përfshirë 3 televizionet nacionale (RTK, KTV, TV 21), televizionet lokale në komunën e Ferizajt (TV Tema, TV Festina, TV Liria) dhe OSHP-së Klan Kosova, ndërsa fokus i monitorimeve ishin edicionet e lajmeve, kronikat zgjedhore, debatet, intervistat dhe spotet politike të transmetuara në kohën e shikueshmërisë më të madhe.Gjetjet nga monitorimi një javorë i fushatës për të parin e Ferizajt, dëshmojnë se mediat elektronike kanë raportuar kryesisht në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke vepruar kështu në pajtueshmëri me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhje.Përkundër faktit se gjatë periudhës zgjedhore janë identifikuar disa shkelje, pas shkresave dhe komunikimit me KPM-në, shërbimet mediale audio-vizuale kanë reaguar shpejt dhe janë korrigjuar duke ardhur në pajtueshmëri me Kreun VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet Udhëzuesit e KPM-së.Lidhur me mbulimin e fushatës zgjedhore në Ferizaj, në KPM nuk është parashtruar asnjë ankesë për shkelje të Ligjit për Zgjedhje. Komisioni http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=409 KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA REAGON PËR NENET 37 DHE 38 TË KODIT PENAL http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=408 Komisioni i Pavarur për Media përmes një letre dërguar Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh brengosje me përcaktimet që janë bërë në nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës javën shkuar. NESËR FILLON HESHTJA ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË KOMUNËN E FERIZAJT http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=406 Komisioni i Pavarur për Media (KPM) fton ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale të cilët mbulojnë fushatën për zgjedhjet të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt, që të veprojnë në pajtueshmëri me nenin 52 të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës dhe Udhëzuesin Nr. 3 Periudha e Heshtjes së mediave të KPM-së të cilët përcaktojn : “Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve.” Gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, në Kosovë nuk duhet të bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR SHTATË ANËTARË TË KPM-së http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=404 Sipas nenit 46 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, KPM obligohet të bëjë ftesë publike për nominime lidhur me zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Komisionit. Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Kosovë. Nominimet do të pranohen nga 25 prill 2012 deri më 16 maj 2012, në orën 16:00. Informatat lidhur me kualifikimet, procedurat dhe formularët për nominime për anëtarët e Komisionit mund t'i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së www.kpm-ks.org, tek Pakoja për Nominim: http://www.kpm-ks.org/materiale/dokument/1335448129.8962.pdf Gjithashtu informata mund të kërkoni edhe përmes: · info@kpm-ks.org niman.racaj@kpm-ks.org · telefonit 038 245 031 dhe · fax: (038) 245-034, · apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Gazmend Zajmi Nr. 1, Prishtinë SQARIM: Të gjitha nominimet e mëparshme të bëra për anëtarë të Këshillit të KPM-së nuk do të jenë të vlefshme. HYN NË FUQI LIGJI I AMANDENTUAR PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=402 Më 2 mars 2012, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi amandamentet për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Ligji i ri nr. 04/l-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës / nr. 5 / 05 prill 2012, Prishtinë, ka hyrë në fuqi me 20 prill 2012. (linku i Gazetës Zyrtare http://gazetazyrtare.rks-gov.net/gz2012.aspx).Lidhur me ndryshimet dhe efektet e miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, KPM do të organizoj takime dhe aktivitete me përfaqësuesit e shërbimeve mediave audio-vizuale ku do të diskutohet dhe do të njoftohen të licencuarit për obligimet që dalin nga ligji. Gjithashtu në bazë të nenit 46 të Ligjit nr. 04/l-44 , KPM do t’i filloj procedurat për nominime të reja për anëtarë të KPM-së dhe të Bordit për Ankesa.Ligji nr. 04/l-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave mund ta gjeni në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org në këtë link: http://www.kpm-ks.org/materiale/dokument/1335165851.7107.pdf Për të gjitha aktivitetet që do të organizoj KPM do të njoftoheni me kohë. KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA PREZANTIMI I FËMIJËVE DHE IDENTIFIKIMI I PERSONAVE TË DYSHUAR PËR VEPRA PENALE NË SHËRBIMET MEDIALE AUDIO-VIZUALE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=401 Gjatë monitorimeve të pajtueshmërisë së shërbimeve mediale audio-vizuale me Rregulloret e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Departamenti i Monitorimit dhe Analizave ka identifikuar se disa televizione kanë transmetuar programe, e storie në edicionet e lajmeve, ku janë përfshirë fëmijët si: rastet e intervistimit të fëmijëve të abuzuar, intervistimi i tyre në emisionet ky prezantohen familjet me varfëri të skajshme, fëmijët në punë e raste të tjera. Përkundër faktit se për intervistimin e fëmijëve dhe të miturve, gazetarët mund të kenë marrë pëlqimin e prindërve apo kujdestarëve të tyre, duke pas parasysh ndjeshmërinë e fëmijëve, këto programe, storie, apo intervista, mund të cenojnë dinjitetin dhe privatësinë e tyre, e në raste të caktuara edhe t’i rrezikojnë ata. Bazuar në Kodin e Sjelljes për Shërbimet Mediale Audio Vizuale dhe Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve nga Përmbajtjet e Dëmshme Programore, programet dhe materialet në të cilat janë të përfshirë fëmijët, duhet t’i përmbahen të gjitha ligjeve, rregullave dhe rregulloreve përkatëse mbi transmetimin audio-vizual.Është përgjithësisht i njohur fakti se mediat duhet t’i kushtojnë kujdes të duhur dinjitetit dhe privatësisë së fëmijëve dhe të miturve. Mu për këtë, ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale kanë përgjegjësinë që gjatë transmetimit të storieve apo programeve në të cilat janë përfshirë fëmijët, të veprojnë në pajtueshmëri me parimet e etikës gazetareske, të raportojnë me kujdes të shtuar dhe t’i portretizojnë drejt e pa i dëmtuar ata.Në mënyrë që mediat të japin kontributin e tyre në respektimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, KPM bënë ftesë që në rastet e transmetimit të programeve dhe materialeve në të cilat janë të përfshirë fëmijët dhe të miturit, ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale të jenë më të vëmendshëm në trajtimin e temave, përdorimin e emrave, zërit, imazheve të fëmijëve dhe intervistimin e tyre.Komisioni i Pavarur për Media shpreh shqetësimin dhe tërheq vërejtjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale edhe për zbulimin e identitetit me fytyrë apo me emër të personave të dyshuar për ndonjë vepër penale gjë që mundë të dëmtojë reputacionin e personave të dyshuar, të rrezikojë personat në fjalë dhe familjet e tyre. KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA PREZANTIMI I GRUAS NË MEDIA http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=400 Departamenti i Monitorimit dhe Analizave të Komisionit të Pavarur për Media me rastin e organizimit të tryezës me temën “Roli i mediave në trajtimin e çështjeve Gjinore” të organizuar nga Agjencioni për Barzi Gjinore, ka bërë monitorim e tri televizioneve nacionale, me temën “Prezantimi i gruas në media”.Prezantimi i rolit të gruas në familje, kontributi i sajë në shoqëri dhe pjesëmarrja e sajë në vendimmarrje ishin prandaj fokus i monitorimeve të 3 televizioneve nacionale për periudhën një javore 23 deri 29 janar 2012.Kjo, pasi që mediat kanë një rol të rëndësishëm në ndryshimin dhe përmirësimin e opinionit shoqëror në lidhje me imazhin e gruas dhe rolin e saj në shoqëriPër qëllime të kësaj analize janë shfrytëzuar edhe disa vrojtime të cilat i kemi hasur gjatë monitorimeve të strukturës dhe formatit të programit të ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale.Monitorimi është bazuar në analizën sasiore dhe cilësore të emisioneve debatuese, intervistave dhe storieve në edicionet e lajmeve, në të cilat temë bosht ishte gruaja kosovare në të gjitha fushat e jetës.Me rastin e analizës sasiore janë mbledhur të dhënave të cilat ofrojnë informacion mbi numrin e temave, intervistave e debateve dhe frekuenca e prezantimit të tyre në televizionet e monitoruara., ndërsa analiza cilësore bazohet në mënyrën e prezantimit të grave në këto mediume.Gjetjet nga monitorimi:Nga monitorimi i programeve të 3 televizioneve nacionale rezultoi se televizionet e monitoruara i kanë dedikuar këtë përqindje të programit rolit të gruas në shoqëri, familje si dhe problemeve që e shqetësojnë atë.Gjatë periudhës monitoruese nga programi i transmetuar në KTV, gruaja është prezantuar me 7.72%. Prej tyre 0.10% në edicionet e lajmeve, 1.81% në debate dhe 5.80% në emisionet tjera ku janë përfshi tema sociale,nga kultura , shëndetësia, sporti etj.Në TV 21, gruaja është prezantuar me 4.20% të programit. Nga kjo përqindje 1.10% ishin në lajme, në debate 0.16% dhe emisione të tjera 2.94%.Nga programi i tërësishëm i transmetuar në RTK, femra është prezantuar me 5.21%. Në edicionet e lajmeve femrat janë prezantuar me 0.72%, në debate 2.1 %, ndërsa në programe tjera (sociale, kulturë, sport etj.) 2.38 %.Janë transmetuar gjatë kësaj periudhe në televizionet e monitoruara tema e intervista për femrën në shëndetësi, kulturë, politikë apo në qeverisje, tema këto të cilat në një mënyrë sfidojnë stereotipizimin e gruas Kosovare si të ndjeshme, joprofesionale, jo ambicioze dhe ekonomikisht të varur.Megjithatë është vërejtur se mediat e analizuara akoma nuk iu kanë shmangur tërësisht stereotipeve gjinore. Dëshmi për këtë është fakti se në shumicën e rasteve, janë gratë gazetare , autore të emisioneve a storieve të cilat trajtojnë tema sociale, nga shëndetësia, kultura, arsimi, ndërsa për programet me tema nga politika dhe vendimmarrja, në të shumtën e rasteve autorë janë gazetarët meshkuj.Duke mos e mohuar rëndësinë e temave jashtë politikës, kjo në një mënyrë thekson ndarjen e punëve dhe fushave të informimit edhe brenda vet mediave. Janë edhe shumë tema të rëndësishme siç është, roli i shumëfishtë i gruas në familje, kontributi i saj në shoqëri, punësimi, problemet e dhunës në familje, ngacmimet seksuale në vendin e punës e tema të tjera që ende nuk po zënë vendin e merituar në median kosovare, në trajtimin e të cilave po hezitojnë të përfshihen edhe vet femrat .Është konstatuar nga monitorimet se në këtë periudhë ka pasur edhe storie të cilat i dedikohen gruas, çështjeve dhe problemeve të tyre, për të cilat janë prononcuar burrat dhe ku janë anashkaluar këndvështrimet e tyre.Trajtimit i barabartë në media dhe shmangia nga diskriminimi gjinor mund të ndihmoj në rritjen e vetëdijes së përgjithshme për barazinë gjinore. Kjo mundë të arrihet përmes raportimit jo diskriminues mbi baza gjinore dhe shmangies së stereotipeve gjinore gjatë transmetimit të programeve të tyre.Të dhënat për burimet njerëzore e plotësojnë pasqyrën e përfaqësimit të gruas në media.Kështu nga 105 subjekte të licencuara nga KPM (që shfrytëzojnë frekuence) 17 udhëhiqen nga femrat: TV 21 Radio 21 KTV TV Mitrovica Radio Mitrovica Radio Antena Radio AS db. Radio Kontakt Plus Radio Dardania Radio Furtuna Radio Hayat Radio Max Radio Ylberi Top Radio Top Kosova Radio TV Zoom TV ValiNga 11 Operator Kabllor, 3 prej tyre udhëhiqen nga femrat: TV Eho Progres ddo EurinaNga 37 Ofrues të Shërbimeve Programore (OSHP), 8 udhëhiqen nga femrat: Zico TV 21 Plus 21 Mix 21 Popullore 21 Kids Top Kosova INFO Arta 3 TVKOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA