Të licencuarit
2239 - Lajmi_i_plot | KPM

EMËROHEN DY ANËTARE TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

24 April 2018

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 17 prill 2018, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioni të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur 2 anëtarë të KPM-së.

Ata janë Violeta Hyseni Kelmendi dhe Maja Slavić. Mandatet e tyre janë përcaktuar me short siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në.

Mandatet janë si më poshtë:

  • Violeta Hyseni Kelmendi - mandat 4 (katër) vjeçar

  • Maja Slavić - mandat 3 (tre) vjeçar

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE