Të licencuarit
2261 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KPM-së

10 November 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 1 nëntor 2017, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka miratuar Raportin e Monitorimit të Mediave gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 21 shtator 2017 – 22 tetor 2017. Raporti me të gjeturat e detajuara nga monitorimi i shërbimeve mediale audiovizuale, tanimë është publikuar në ueb faqen e KPM-së.

Në lidhje me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i shërbimeve mediale audiovizuale, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, për zbatimin e të cilit është përgjëgjës KPM, si dhe shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03.

Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore. Gjatë shqyrtimit ka ardh në përfundim se të gjitha këto rastet janë subjekte që janë gjetur në shkelje edhe në zgjedhjet e kaluara ku janë sanksionuar me masën Vërejtje, ndërsa edhe në këto zgjedhje  përsëri kanë kryer shkelje të legjislacionit. Pas shqyrtimit të rasteve Komisioni vendosi:

Për shkelje të Nenit 22 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, janë gjetur në shkelje këto shërbime mediale audiovizuale: TV FESTINA  dhe RADIO VICTORIA të cilat janë sanksionuar me masën Vërejtje si dhe detyrimin që sipas ligjit në afat prej 10 ditësh të kryejnë bartjen e pronësisë, në pajtim me Nenin 22 të Ligjit për KPM-në.

Për shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, ku KPM ka monitoruar fushtën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 22 tetor 2017, janë gjetur në shkleje këto shërbime mediale audiovizuale:

TV MIR - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TRIBUNA CHANNEL - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

RTK 1_- është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV OPINION - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV MOST  - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV DUKAGJINI - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro).

Për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03 si dhe Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, është gjetur në shkleje shërbimi medial audiovizual: KLAN KOSOVA dhe është sanksionuar me masën sanksionuese gjobë, në lartësi prej 5000 €  (pesë mijë euro).

Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe tetë raste të licencimit.  KPM ka miratuar kërkesën për licencim 6 shërbimeve mediale audiovizuale përmes operatorit të shpërndarjes:  Balkan Hot, Balkan Hot 2, Non Stop Shop – Direktno Kupujem, TV Tajna, Tele Bet dhe TV Graqanica.

KPM po ashtu ka marrë vendim për  miratimin e këtyre kërkesave:  miratohet  kërkesa e TV Travelista për ndryshim të emrit nga Travelista në  Travelilngo dhe miratohet kërkesa e OK Orange Net për ndryshim të formatit të biznesit nga N.T. në L.L.C.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE