22 June 2016
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 16 qershor 2016, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. Pas votimit, Kuvendi emëroi 2 anëtarë të Bordit për Ankesa.
Anëtarët e Bordit për Ankesa janë:
z. Avdyl HYSENI – është zgjedhur Kryetar i Bordit për Ankesa
z. Musa DRAGUSHA - është zgjedhur anëtar i Bordit për Ankesa
Mandatet e tyre janë 3 vite, siç parashihet me nenin 40, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në.
Për anëtarin e tretë të Bordit për Ankesa, Kuvendi ka vendosur se duhet të shpallet konkursi.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE