Të licencuarit
2346 - Lajmi_i_plot | KPM

VENDIMET NGA MBLEDHJA E GJASHTË E KPM-së

17 June 2015

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 16 qershor 2015, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të dy pikave të zakonshme të rendit të ditës,  agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes paraprake, Komisioni ka trajtuar disa raste ligjore.

Pas analizimit dhe evidentimit të shkeljeve nga ana e Shërbyesve Medial Audio dhe Audio-Vizual, Komisioni mori vendim që në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, t’i shqiptoj masën sanksionuese me Vërejtje, Shërbyesve Medial Audio dhe Audio-Vizual si në vijim: RADIO BAMBUS, RADIO FOCUS, RADIO GORAZHDEVC, RADIO MIX, RADIO DRENASI, RADIO FESTINA, TV FESTINA, TV VALI, 1ST CHANNEL, A9 INTERNATIONAL TV, FAN TV,  KOSOVA  MTV, MBTV, OLTI TV, STAR TV, TURBO CHANNEL, TV DIASPORA, TV KOSOVA CHANNEL, TV KOSOVA NEWS, RADIO HELIX, RADIO KAMENICA, RADIO TOP ILIRIA, RADIO URBAN FM, RADIO ANTENA, TV ZOOM,  PRO CHANNEL, METRO TV, ART, RADIO BORZANI, RADIO 24, RADIO START, RADIO FWF CITY, për shkelje të nenit 28 të Ligjit të KPM-së, mos paraqitje të Raportit Vjetor.  

Gjithashtu, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës së KPM-së, ndërrim i vendndodhjes së transmetuesit pa miratim të KPM-së, Komisioni mori vendim që të sanksionoi me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro, Shërbyesit Medial Audio dhe Audio-vizual si në vijim: RADIO DRENICA, RADIO KAÇANIKU,  RADIO ZËRI I POZHARANIT, TOP KOSOVA RADIO, për shkelje të nenit 6, paragrafi 1 të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës. Me këtë vendim subjektet transmetuese të lartëpërmenduara, obligohen që menjëherë të kthejnë transmetuesin në pikën e licencimit deri në sigurimin e miratimit paraprak të KPM-së.

Me kërkesë të FWF City Radio, Komisioni mori vendim t’i lejojë ndryshimin e vendndodhjes së sistemit të transmetimit, sipas koordinatava të përcaktuara nga Departamenti i Menaxhimit Frekuencor (DMF).
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE