Të licencuarit
2359 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME AUTORITETIN E MEDIAVE AUDIO-VIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

06 March 2015

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Autoriteti i Mediave Audio-vizive (AMA) i Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i KPM-së z. Adnan MEROVCI dhe homologu i tij nga AMA z. Gentian SALA.

Përmes kësaj marrëveshje synohet promovimi dhe bashkëpunimi reciprok në fushën e rregullimit audio-viziv. Marrëveshja përmban një seri aktivitetesh që do t’i koordinojnë në të ardhmen dy autoritetet, si ajo e aspektit teknik që ka të bëjë kryesisht me koordinimin e frekuencave radio-difuzive që duhet të shfrytëzohen, pastaj aspekti programor si dhe këmbimi i përvojave të dyanshme.


Sipas marrëveshjes, një grup i përbashkët do të mblidhet dy herë në vit për të ndjekur zbatimin e saj, ndërkohe që si formë e bashkëpunimit janë parashikuar pjesëmarrja e eksperteve në takime dhe iniciativa në fushën e mediave audio-vizive.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE