22 January 2015
Me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së shërbimeve mediale audio-vizuele me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhje, Departamenti i Monitorimit dhe Analizës (DMA) i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) ka bërë monitorimin e shërbimeve mediale audio-vizuele, gjatë mbulimit të fushatës për Zgjedhjet e jashtëzakonshme 2015 në komunën e Graçanicës.