Të licencuarit
2366 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MIRATON RREGULLOREN PËR NIVELIN DHE MËNYRËN E PAGESËS SË TARIFËS PËR LICENCË

30 December 2014

 

Nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 29 dhjetor 2014 ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të 20-tën me radhë. Në këtë mbledhje KPM ka miratuar RREGULLOREN KPM 2014/03 PËR NIVELIN DHE MËNYRËN E PAGESËS SË TARIFËS PËR LICENCË. 

KPM ka bërë rishikimin e rregullores në fjalë bazuar në nenin 26 të Ligjit për KPM-në.

Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 të Ligjit për KPM-në 04/L-44), për 15 ditë pune (prej 3 dhjetorit deri më 23 dhjetor 2014), KPM u ka vënë në dispozicion përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim, në lidhje me rishikimin dhe plotësimin e Tarifës për Licencë. Gjatë periudhës së paraparë për komente, KPM ka pranuar komente me shkrim të cilat i paraqesim si në vijim:

Nga këto palë është kërkuar të shqyrtohet ulja e nivelit të tarifës për licencë, mundësia për pagesën e tarifës në këste si dhe janë rekomanduar të konsiderohen faktorë të ndryshëm në përcaktimin e nivelit të tarifës për licencë.

KPM i falënderon palët për komentet e tyre në lidhje me draft rregulloren KPM 2014/03 për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë.

KPM, bazuar në vlerësimin e komenteve të bëra, ofron këto sqarime:

Në procesin e amandamentimit të Rregullores për Tarifën për Licencë, KPM nuk e ka ndryshuar fare nivelin e tarifës për licenca për kategoritë e ndryshme të të licencuarve të KPM-së edhepse, marrë në përgjithësi, ka pasur zhvillime pozitive që janë bërë në sektorin medial që nga viti 2010.

Një fakt tjetër që KPM e ka konsideruar për mos ndryshim të nivelit të tarifës për licencë ka qenë edhe procesi në prag të të cilit jemi - kalimi në transmetim tokësor digjital. Në kuadër të kornizës ligjore për këtë proces, KPM do të nxjerrë rregulloren e re për nivelin dhe pagesën e tarifës për të gjitha kategoritë e të licencuarve të KPM-së në platformën tokësore digjitale dhe në platformat tjera.

Sipas rregullores sw re tw ndryshuar, të licencuarit e KPM do të paguajnë shumën e njëjtë të tarifës që e kanë paguar nga viti 2011 sipas Rregullores KKPM 2010/02. Faktorët dhe koeficientët që janë llogaritur në nivelin e tarifës për licencë të përcaktuar me Rregulloren KKPM 2010/02 mbesin të njëjtë në rregulloren KPM 2014/03. 

Me Rregulloren KPM 2014/03, KPM ka ndryshuar afatin për pagesën e tarifës nga 31 janar të vitit respektiv, siç ka qenë deri tani, në 31 mars, që do të jetë tani e tutje, dhe këtë e ka bërë me qëllim që të licencuarve t’ju jipet kohë e mjaftueshme dhe të kenë lehtësira për kryerjen e pagesave. KPM nuk ka mund ta konsiderojë lejimin e pagesës së tarifës në këste për shkak të komplikimeve financiare që do të shkaktoheshin në procesin e inkasimit të të hyrave nga KPM në pajtim me rregullat të cilave ju nënshtrohet si organizatë buxhetore.

Ndryshim tjetër në rregullore është edhe heqja e aplikimit të kamatave.

Ligji për KPM, respektivisht neni 26 për tarifat e licencës, përcakton që niveli i tarifës duhet të jetë i njëjtë për secilën kategori prandaj KPM nuk mund të përcaktojë nivelin e pagesës së tarifës veçmas për secilin të licencuar pa paragjykuar statusin e tyre ekonomik. Rregullorja KPM 2014/03 për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë është akt nënligjor me karakter të përgjithshëm përmes të cilës janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet për një rreth të gjerë të subjekteve të licencuara.

Vërejtje:  Komentet e pranuara nga të licencuarit e KPM-se si dhe palët tjera të interesuara nuk janë të redaktuara.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE