22 December 2014
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) organizon tryezën me temën: “STRATEGJIA E DIGJITALIZIMIT PARA DISKUTIMIT PUBLIK”.
Këtë tryezë, KPM e organizon bazuar në nenin 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 04/L-44 për të diskutuar për Strategjinë e hartuar nga KPM për kalimin në transmetim tokësor digjital në Kosovë.
Tryeza mbahet të martën më datë 23 dhjetor 2014, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Victory, Prishtinë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE