Të licencuarit
2400 - Lajmi_i_plot | KPM

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE DHE KËSHILLIT SUPREM TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT TË TURQISË

16 May 2014

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Suprem të Radios dhe Televizionit të Republikës së Turqisë (RTÜK). Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i KPM-së, z. Adnan MEROVCI dhe Zëvendës Kryetari i RTÜK, z. Hasan TAHSIN FENDOĞLU. 

Me këtë rast, përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatorë u shprehen të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje, ku u zotuan në shkëmbim të përvojave dhe njohurive në lidhje me programet audio dhe audio-vizuale, mbështetjen e nevojshme teknike në lidhje me përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit me qëllim të rritjes së efikasitetit, ofrimin reciprok  të informaciont mbi rregullat ligjore etj. 

Marrëveshja ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy rregullatorëve, në fushën e shërbimeve mediale audio dhe audio-vizuele, e në veçanti në teknologjitë e reja të transmetimeve tokësore digjitale.

 

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE