Të licencuarit
2406 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I KPM-së U TAKUA ME KTV dhe RTV21

28 April 2014

Në vazhdën e takimeve me subjektet transmetuese në vend, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI, në dy takime të ndara është takuar me udhëheqjen e dy televizioneve nacionale komerciale; drejtoreshën e Kohavizion ( KTV) znj. Flaka SURROI, më bashkëpunëtorët e saj, dhe  drejtoreshën e Radiotelevizionit 21 (RTV21) znj. Afërdita SARAÇINI-KELMENDI. 

Takimet kanë qenë të natyrës së një prezantimi të dyanshëm. Palët diskutuan për detyrat dhe obligimet ligjore të KPM-së si rregullator i transmetimit nga njëra anë dhe obligimet e sfidat me të cilat përballen dy transmetuesit nacional KTV dhe RTV21.

KPM është përfaqësuar edhe nga Nënkryetari z. Xhemajl KRASNIQI, z. Driton QERIQI anëtar i KPM-së si dhe Kryeshefja Ekzekutive znj. Naile SELIMAJ-KRASNIQI. 

Është folur në përgjithësi për proceset që po përcjellin shërbyesit medial audio-vizual në Republikën e Kosovës, për bazën ligjore primare dhe sekondare si edhe procesin e digjitalizimit, respektivisht përgatitjen e strategjisë e cila pastaj duhet të përcillet edhe me Ligjin për Digjitalizim.  

Në kontekst të këtij diskutimi, në takimin me RTV 21 i është vënë theks i veçantë problemit që ndërlidhet edhe me Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) dhe mos anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Është konkluduar që Kosovës duhet t’i sigurohen resurse frekuencore të mjaftueshme që i përgjigjen nevojave të vendit. 

KPM do të vazhdoj të zhvillojë takime të kësaj natyre edhe me përfaqësuesit tjerë të Shërbimeve Medial Audio-vizuale të licencuara në KPM.
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE