Të licencuarit
2408 - Lajmi_i_plot | KPM

PËRKRAHET RAPORTI VJETOR I KPM-së NGA KOMISIONI PARLAMENTAR PËR MEDIA DHE AI PËR BUXHET DHE FINANCA

22 April 2014

 

Sot në dy takime të ndara të Komisionit Parlamentar për Media dhe atij për Buxhet dhe Financa u përkrah për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, Raporti Vjetor i KPM-së i cili pasqyron punën e këtij institucioni për vitin 2013.

Para këtyre dy Komisioneve Parlamentare Kryetari i KPM-së, z. Adnan MEROVCI e ka prezantuar Raportin Vjetor të KPM-së. Në takimin me Komisionin Parlamentar për Media, Kryetari i KPM-së ka folur edhe për sfidat që e presin këtë Komision për procesin e digjitalizimit. Si një projekt madhor për vendin z. MEROVCI ka përmendur Strategjinë për kalim nga sistemi analog tokësor në atë digjital tokësor, e cila tashmë ka marrë një formë, por ende nuk është finalizuar për t' u dorëzuar në Qeveri për miratim.  

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE