Të licencuarit
2414 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR NOMINIME PËR DY ANËTARË TË KPM-së

25 March 2014

 

Në bazë të Vendimit Nr. 04-V-803 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sipas nenit 11 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, bën ftesë publike për nominime për dy anëtarë të KPM-së, nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.

 

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 25 mars 2014 deri më 8 prill 2014, në orën 16:00.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të Komisionit, mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org  , tek PAKOJA PËR NOMINIM.

Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:

apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Perandori Justinian nr. 14 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE