Të licencuarit
2416 - Lajmi_i_plot | KPM

ËSHTË PËRMBYLLUR AFATI PËR NOMINIM PËR NJË ANËTAR TË KPM-së

28 February 2014

 

Pas dorëheqjes së anëtares së Komisionit të Pavarur të Mediave znj. Drita Begolli më 4 shkurt 2014, dhe bazuar në vendimin/njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 11 shkurt 2014,  Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka bërë ftesë publike për nominime për një anëtar të KPM-së.

Ftesa është bërë më 13 shkurt 2014, në pajtueshmëri me nenin 11 të Ligjit për KPM-në Nr.04/L-44, dhe afati  për nominime ka përfunduar më 27 shkurt 2014. Gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar gjashtë (6) nominime. Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve të cilët po ua përcjellim me këtë shkresë, për t’u shqyrtuar pastaj nga Komisioni Ad-hoc që do të caktohet për këtë qëllim.

Lista e kandidatëve të nominuar për anëtar të KPM-së

Sipas nenit 11 të Ligjit  Nr. 04/L-44 për KPM-në, parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhën nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE