Të licencuarit
2420 - Lajmi_i_plot | KPM

ËSHTË PËRMBYLLUR AFATI PËR NOMINIME PËR PESË ANËTARË TË KPM-së

05 February 2014

 

Bazuar në vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, (Vendimin Nr. 04-V-740 për shpalljen e konkursit për dy nominime nga shumica shqiptare dhe vendimin Nr. 04-V-745 për shkarkimin e Kryetarit dhe një anëtareje) si edhe me qëllim që të plotësohet një pozitë në Komision pas vdekjes së një anëtari, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka bërë ftesë publike për nominime për pesë (5) anëtarë të KPM-së, tre (3) nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare dhe dy (2) nga radhët e komuniteteve jo shqiptare në Republikën e Kosovës.

Ftesa është bërë më 10 janar 2014, në pajtueshmëri me nenin 11 të Ligjit për KPM-në Nr.04/L-44, dhe afati  për nominime ka përfunduar me 31 janar 2014. Gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar gjashtëdhjetë (60) nominime.Lista e kandidatëve të nominuar për anëtarë të KPM-së

Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve të cilët i ka përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’u shqyrtuar pastaj nga Komisioni Ad-hoc që do të caktohet për këtë qëllim

Sipas nenit 11 të Ligjit  Nr. 04/L-44 për KPM-në, parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhën nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE